×
  • Lajme
  • Lajme

    Klitschko i gatshëm të marrë automatikun dhe t’i bashkohet mbrojtjes, nëse do të ketë luftë

    Insajderi
    30 January 2022 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshën e rëndë Vitali Klitschko tha në transmetimin e kanalit Ukraine 24 se në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës ai do të merr pjesë aktive në mbrojtje.

    “Nëse fillon agresioni ushtarak, unë, si ish-ushtar, do të marr një automatik dhe do të shkoj në luftë”, ka thënë Klitschko.

    Më herët, Klitschko kritikoi vendimin e Gjermanisë për të dërguar 5000 helmeta ushtarake në Ukrainë.

    “Pesë mijë helmeta – kjo duhet të jetë një shaka. Çfarë do të na dërgojë më pas Gjermania në mbështetje? Jastëkët?” tha Klitschko.

    Ai tha gjithashtu se “zhgënjimi i madh” mbizotëroi midis ukrainasve pasi Gjermania nuk i ndryshoi parimet e saj mbi tregtinë e armëve dhe nuk braktisi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

    Klitschko tha gjithashtu se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa lejojnë presidentin rus Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën, Rusia nuk do të ndalet me kaq, por do të shikojë gjithashtu se si të kërcënojë vendet baltike.

    “Kur Putin flet për dëshirën e tij për të rikthyer perandorinë sovjetike, ajo përfshin ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë. Prandaj, kërcënimi i luftës kundër Ukrainës duhet të shqetësojë çdo gjerman”, tha Klitschko

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark