×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klitschko paralajmëron rikthimin në boks, nëse mbaron lufta në Ukrainë 

    Insajderi
    26 April 2022 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko ishte kampion bote në kategorinë e peshave të rënda për 11 vjet, teksa doli në pension në gusht të vitit 2017 pas humbjes së pësuar në meçin me Anthony Joshuan, por ai ka paralajmëruar se mund ta bëjë një rikthim të bujshëm në boks.

    Megjithatë, Wladimir Klitschko ka paralajmëruar se mund ta bëjë një rikthim të bujshëm në boks vetëm kur lufta në Ukrainë të ketë mbaruar.

    Klitschko së fundi vendosi t’i bashkohet ushtrisë ukrainase në luftën kundër agresionit rus.

    Në një intervistë pas fitores së Tyson Furyt ndaj Dillian Whytet të shtunën mbrëma, Klitschko thotë se nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në ring.

    “Mësova gjithashtu se pavarësisht luftës, nuk duhet ta harrosh jetën. Sporti është pjesë e jetës sime. Jam i kënaqur që fitoi Tyson Fury”, tha ai për gazetën gjermane “BILD”.

    “Kush e di, nuk dua të premtoj asgjë të madhe këtu. Por, nëse jam në formë të mirë dhe mbi të gjitha, nëse lufta në Ukrainë së shpejti do të marrë fund dhe se kufijtë tanë ekzistojnë pa asnjë kërcënim nga Rusia, atëherë kush e di?”

    46-vjeçari e mbylli karrierën me 69 meçe në boksin profesionit, me bilanc prej 64 fitoreve e 5 humbjeve. 53 prej fitoreve i arriti me nokaut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark