×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klitschko tentoi ta thërriste Furyn për një “Last Dance” – ja pse nuk e bëri

    Insajderi
    18 May 2022 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wladimir Klitschko tentoi ta thërras Tyson Furyn për një “Last Dance” në moshën 46-vjeçare – një përpjekje kjo për të thyer rekordin e George Foreman si kampioni më i vjetër në peshën e rëndë por nuk e bëri.

    Klitschko tha se nuk e ftoi pasi tani po merret me vendin e tij, Ukrainën që u pushtua nga Rusia, shkruan Insajderi.

    Ai për Piers Morgan në TalkTV tha: “Po mendoja se duhet bën një tweet “Tyson Fury – Vallëzimi i fundit?’ Meqenëse ai dëshiron të tërhiqet dhe ne supozohej të kishim këtë revansh. Nuk e bëra sepse mendja ime tani ishte në një botë krejtësisht tjetër.”

    Klitschko nuk ka luftuar që kur u mund në një betejë epike kundër Anthony Joshua në Wembley Stadium pesë vjet më pare. Ai kishte planifikuar gjithmonë të bënte një rikthim të jashtëzakonshëm në sport në moshën 46-vjeçare.

    Ndryshe, ish-kampioni së bashku me vëllain e tij Vitali po luftojnë kundër pushtimit rus për vendlindjen e tyre – Ukrainën.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark