Ish-trajneri i Feronikelit, Klodian Duro është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës së Lushnjes.
Ish-tekniku i Kukësit, Luftëtarit dhe Feronikelit ka arritur akordin me klubin e Kategorisë së Parë për një kontratë 1-vjeçare.
Duro rikthehet kështu në drejtimin e një skuadre, ku në stolin e myzeqarëve do të pasojë teknikun Agim Canaj i cili u largua në përfundim të sezonit të shkuar.
Zyrtarizimi i teknikut është lajmëruar nga skuadra e Lushnjes nëpërmjet një statusi në “Facebook” ku i uron suksese Duros në këtë aventurë të re, me vetë teknikun që ka bërë një reagim lidhur me sfidën e re.