×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klopp komenton rrëfimin e futbollistit që doli haptaz si homoseksual: Futbolli do të mbështetë…

    Insajderi
    18 May 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Blackpoolit, Jake Daniels bëri bujë të madhe nëpër mediat botërore, kjo pasi ai u deklarua publikisht homoseksual, duke u bërë lojtari i parë profesionist homoseksual në Angli në 32 vjetët e fundit.

    Pas rrëfimit të 17-vjeçarit, reagimet kanë qenë të shumta nga ato negative e pozitive nga klube dhe lojtarë të ndryshëm.

    Së fundmi për të foli edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili i premtoi mbështetje.

    Kloppi tha se komuniteti i futbollit do ta mbështetë Danielsin ndërsa ai vazhdon karrierën e tij.

    Fantastike që ai ndihet mjaft i guximshëm për ta bërë këtë”, u tha Kloppi gazetarëve.

    “Kur e pashë duke folur, nuk mund ta besoja se ishte 17 vjeç. Ai është pa dyshim shumë i pjekur. I gjithë komuniteti i futbollit do ta mbështetë atë me gjithçka që mund të bëjmë, jam 100 për qind i sigurt.

    Më pëlqeu mënyra se si ai me të vërtetë dha mesazhin e tij. Ai ka të drejtë në atë që tha. Ai nuk donte të fshihej më. Mirë. Kjo është pikërisht mënyra e duhur për ta bërë këtë.

    “Unë nuk e njoh atë, por jam vërtet krenar për të. Është një hap i rëndësishëm. Ne jetojmë në vitin 2022. Është çmenduri që duhet të bëjmë një gjë kaq të madhe, por ne po arrijmë atje.

    “Është një fillim i mirë dhe tani shpresoj se të tjerët do ta ndjekin dhe mund ta bëjnë këtë gjithashtu. Do të ishte absolutisht e jashtëzakonshme.

    “Jam vërtet i lumtur për të. Ai është pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Klas i lartë“, përfundoi Kloppi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark