×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klopp: Nuk bëmë ndonjë lojë të mrekullueshme dhe se kuptoj pse

    Insajderi
    05 April 2024 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas fitores 3-1 ndaj Sheffield United dhe ringjitjes në krye të Premier League, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me lojën e ekipit të tij.

    Në konferencën e dhënë për mediet pas këtij takimi, tekniku gjerman u shpreh se deri në momentin e zëvendësimeve, skuadra e tij nuk u tregua më formën e saj më të mirë.

    “Loja jonë e përgjithshme deri sa bëmë ndryshimet nuk ishte e mrekullueshme. Kjo është ajo që duhet ta pranojmë. Është e ndërlikuar, ata nuk u mbrojtën shumë, por skuadra ime duhet të kishte bërë më mirë. Gjithsesi jam i kënaqur që me ndryshimet e bëra reaguan”, deklaroi Klopp.

    Aktualisht, Liverpooli është lider në Premierligë, para Arsenalit dhe Manchester Cityt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark