Jurgen Klopp pranoi se Liverpooli nuk ishte i shkëlqyeshëm, por qëndroi në lojë dhe opsionet e tyre në bankinë përfundimisht vendosën fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Interit mbresëlënës.
Fitorja 2-0 e Reds ndaj Nerazzurrëve në Giuseppe Meazza nuk pasqyronte performancën e përgjithshme të dy skuadrave.
Nerazzurrët dominuan thuajse gjithë ndeshjen dhe goditën traversën me Hakan Calhanoglu në pjesën e parë, por goditja me kokë e Roberto Firminos nga këndi dhe një gjuajtje e Mohamed Salah brenda zonës përfunduan në gol dhe ishin dy goditjet e vetme të Liverpoolit në portë.
“Ne filluam shumë mirë, i shkaktuam probleme Interit, por nuk i përfunduam situatat tona. Ne nuk u mbrojtëm mirë veçanërisht në ndërrimin e mbrojtësve të krahut, veçanërisht me Ivan Perisic, ishte me të vërtetë e ndërlikuar”, ka thënë fillimisht Klopp për Amazon Prime Italia pas ndeshjes.
“Ata kishin raste, por nuk mundën t’i përfundonin. Dzeko shënoi, dukej si një rast, por ai ishte jashtë loje, kështu që nuk ishte gol. Ne nuk ishim të mirë, por qëndruam në lojë”.
Klopp u pyet nëse forca e Liverpoolit në sulm dhe opsionet e tyre në bankinë bënë ndryshimin, një analizë me të cilën ai ishte dakord.
“Fatkeqësisht, na u desh të hiqnim Diogo Jotan, kishte diçka me kyçin e këmbës së tij në fillim të lojës dhe ai nuk mund të vazhdonte”.
“Bobby (Firmino) kishte nevojë për pak për të gjetur rrugën e tij në lojë, ata po vinin nga të gjitha drejtimet, por Hendo (Henderson) hyri, me këmbë të freskëta dhe ne filluam ta kontrollonim lojën shumë më mirë”, përfundoi gjermani.