×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klubet e Premierligës dhe të Bundesligës, në garë për Mërgim Berishën

    Insajderi
    04 August 2022 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgim Berisha është bërë objektiv i klubeve angleze dhe të atyre gjermane.

    Në ditët e fundit u tha se Leeds United e kishte bërë një ofertë prej 2,5 milionë eurosh për futbollistin kosovar, por që klubi që e mban kartonin e tij, Fenerbahçe po i kërkon së paku 5 milionë euro.

    Por, kjo shumë është konsideruar e lartë nga Leedsi, edhe pse lojtarin e pëlqen shumë trajneri Jesse Marsch, me të cilin kishte punuar së bashku ne Salzburg.

    Ndërkohë, përfaqësuesi U-21 i Gjermanisë po kërkohet edhe në Bundesligë.

    Gazetari sportiv turk, Yagiz Sabuncuoglu, i cili punon për “Vole”, ka thënë se klubi nga Stambolli po kërkon blerës të tjerë për ish-futbollistin e Salzburgut pasi klubi anglez nuk ka pranuar ta rrisë ofertën.

    Gjithnjë sipas këtij gazetari, Mainzi ka kërkuar informacione nga Feneri për sulmuesin kosovar.

    Sidoqoftë, edhe oferta e klubit gjerman prej 2 milionë eurosh është e papranueshme për klubin nga Stambolli, transmeton gazeta express.

    Ndër të tjera, javë më parë interesim për Berishën kishte shfaqur edhe klubi tjetër gjerman, Stuttgarti, i cili së fundmi është zhdukur, shkruan “Gazeta Express”.

    24 vjeçari nuk e tregoi veten sa duhet në Superligën turke dhe Fenerbahçe e ka vendosur atë në listën e transfereve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark