Në pasditen e sotme është hedhur shorti për rundin e tretë eliminator në Ligën e Kampionëve dhe të Konferencës.
Pasi të mbarojnë rundet e dyta, më pas do të luhen rundet e treta, ku tashmë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm.
Shkupi që garon në Ligën e Kampionëve, në rast se e eliminon Dinamo Zagrebin, do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ludogorets – Shamrock Rovers.
Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës nëse e eliminon Valmieran do të përballet me fituesin e ndeshjes AIK – Vorskla.
Tutje, nëse Tirana triumfon ndaj Zrinjskit, atëherë do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Tobol Kostanay – Lincoln Red Imps.
Kurse, Vllaznia në rast të fitores ndaj Craiovas, do të përballet me ukrainasit Zorya Luhansk.
Dhe për fund, Laçi nëse e kalon pengesën e quajtur Petrokub, do të përballet me fituesin e ndeshjes Fehervar – Gabala.
Ndryshe, ndeshjet e rundit të tretë eliminator do të luhen më 4 dhe 11 gusht.