×
  • Sport
  • Sport

    Klubet takohen në FFK për të diskutuar rreth licencimit, këto skuadra nga Superliga nuk marrin pjesë

    Insajderi
    03 April 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) po mbahet takimi i drejtuesve të disa klubeve të futbollit nga Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë.

    Siç raportohet rreth 30 klube janë prezent në këtë takim, ku po diskutohet për moslicencimin e FFK’së nga ana e Komisionit për licencim të federatave sportive.

    Nga elita e futbollit kosovar thuhet se përfaqësuesit e Dritës, Prishtinës, Trepçës’89 dhe Malishevës nuk janë prezent në këtë takim.

    Si pasojë e moslicenimit të FFK’së më së shumti po vuajnë skuadrat, të cilat nuk po mund të përfitojnë nga Ligji i sponsorizimit duke mos arritur të marrin vërtetimet financiare nga ana e Ministrisë së Sportit.

    Kujtojmë se sot gjatë ditës Komiteti Ekzekutiv i FFK’së mbajti vet të radhës nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri, ku u diskutua për çështjen e licencimit.

    Sipas tyre, Federata qysh nga data 9 shkurt i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara nga Komisioni i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    Tutje thuhet se përveç FFK’së dhe pjesa dërrmuese e klubeve, mbi 50%, i kanë plotësuar kriteret e kërkuara për licencim dhe i kanë dërguar dokumentet e tyre me 28 shkurt, si dhe të tjera klube vazhdojnë t’i dërgojnë dokumentet në vazhdimësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark