×
  • Sport
  • Sport

    Klubet turke të interesuara për Hazard

    Insajderi
    03 January 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eden Hazard është duke e kaluar sezonin e tij të fundit në Real Madrid.

    Futbollisti belg nuk ka arritur të lërë gjurmë në “Santiago Bernabeu” dhe “Los Blancos” s’e kanë ndërmend ta presin më.

    Mediat e huaja shkruajnë se ish-futbollisti i Chelseat madje mund të largohet nga Madridi qysh këtë muaj.

    “Defensa Central” raporton se futbollisti ofanziv mund të përfundojë në Superligën turke.

    Interesim për përfaqësuesin belg ka shfaqur mbi të gjitha Fenerbahçe.

    Klubi nga Stambolli e do ish-futbollistin e Lillet në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe është i gatshëm ta paguajë një pjesë të rrogës së lojtarit, 5 nga 6 milionë eurot që i kanë mbetur t’i marrë.

    Drejtuesit e kampionit spanjoll dhe evropian do ta vlerësonin këtë mundësi, por që do t’ia lënë lojtarit autonominë e plotë që të vendos për të ardhmen e tij.

    Interesim për Hazardin kanë shfaqur edhe klubet angleze, ndërsa mbetet të shihet nëse do të largohet nga kryeqyteti spanjoll në janar apo në verën që vjen..

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark