Mesfushori i Servette, Kastriot Imeri, është një emrat më të ndjekur në elitën e futbollit zviceran, ndërsa mediat shkruajnë se Eintracht Frankfurti është vënë pas tij.
Blick shkruan se nëse ka ndonjë që ka dyshime për klasin e padiskutueshëm të Kastriot Imerit, duhet të shikojë sërish fitoren e skuadrës së tij 2-1 ndaj FC Sion.
Teknikisht i shkëlqyeshëm edhe pse 21-vjeçar, ai shënoi një gol të bukur në atë ndeshje.
Afër 10 mijë shikues në Stade de Genève ishin të mahnitur, por në mesin e tyre ishte edhe skaut nga Eitracht Frankfurt, shkruan Blick.
Tani, pothuajse tre javë më vonë, Eintracht po bëhet serioz për Imerin, duke përgatitur një ofertë milionëshe.
Kontrata e tij zgjat deri në qershor 2023 dhe për drejtorin sportiv të Servettes, Philippe Senderos, është shansi i fundit për të gjeneruar para me transferimin e tij.
Në dimër, klubi i Serie A, Genoa ofroi rreth 5 milionë euro për Imerin, por lojtari nuk e pëlqeu transferimin në atë kohë.