×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i njohur i La Liga-s shpreh interesim për transferimin e senzacionit të Kombëtares, Jasir Asani

    Insajderi
    18 October 2023 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jasir Asani është në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve të mrekullueshme me kombëtaren e Shqipërisë. 28 vjeçari pritet të largohet nga Korea e Jugut në merkaton e dimrit, ndërsa shumë klube janë vënë në ndjekje të tij.

    Së fundmi, gazetari Arlind Sadiku ka zbuluar një nga ekipet që ka shfaqur interes për të, është klubi që garon në La Liga, Celta Vigo.

    Spanjollët e duan me çdo kusht në skuadër, megjithatë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Gjithashtu raportohet se oferta në drejtim të tij ka edhe nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite.

    Kujtojmë që në Spanjë luan edhe Myrto Uzuni, i cili është pjesë e Granada-s po në La Liga. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark