NJë Klub i Boksit nga Novi Pazari, është futur në Kosovë nga rruga tranzite.
Ata kanë kërkuar leje për hyrje nga Policia e kosovës, gjë që iu mundësu të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës (RKS), për të marrë pjesë në turneun regjional në Maqedoni të Veriut.
”Sot, në pikën kufitare në Bërnjak, është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari, të cilët me mjetin e tyre kombi bus kanë kërkuar të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës (RKS), për të marrë pjesë në turneun regjional në Maqedoni të Veriut, duke marrë parasysh se personat në fjalë i kanë plotësuar kushtet (me dokumentacion)për kalim të kufirit shtetëror, nga të cilët kanë qenë të ftuar për garën sportive të boksit.
Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar qarkullimin transit.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /IndeksOnline/