×
  • Lajme
  • Lajme

    Klubi shqiptar i dhuron fanellë Albin Kurtit

    Insajderi
    09 August 2022 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ekipin e vetëm shqiptar në garon në ligën e 11-të të futbollit anglez, Illyrian FC. E.

    Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar Arbër Berishën për aktivizimin dhe promovimin e vlerave të popullit tonë në Britani.

    “Futbolli anglez për herë të parë ka edhe një ekip shqiptar. Themeluar vitin e kaluar, klubi shqiptar por jo vetëm i shqiptarëve garon në ligën e 11 të futbollit anglez nën emrin emblematik, Illyrian FC. E falënderova Arbër Berishën për aktivizmin dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave të popullit tonë në Britani të Madhe dhe për dhuratën e këndshme sot. Forca Illyrian FC!”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri gjatë vizitës nga klubi shqiptar mori edhe një fanellë, të personalizuar me emrin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark