×
  • Lajme
  • Insajderi

    KMDLNj: Komuna e Prishtinës me parkingje po e ngushton hapësirën jetësore

    Insajderi
    28 August 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Komuna e Prishtinës është duke i shndërruar hapësirat publike në parkingje.

    Ky reagim vjen pas vendimit të fundit të komunës lidhur me kohë zgjatjen e pagesës së parkingut në Zonën Qendër deri në ora 23:00, ndërsa më parë ishte deri në ora 19:00.

    “Se arsyetimi është i pasinqertë tregon fakti se edhe banorët e lagjes nuk e kanë parkingun e siguruar në mjedisin ku jetojnë për dallim të shteteve dhe vendeve që çdo banori i sigurojnë parkingun duke e shënjuar me numër ku askush tjetër nuk mund ta parkojë veturën”.

    “Hapësirat publike në të shumtën e rasteve janë shndërruar në parkingje madje ka raste, në Dardani dhe në vende tjera kur edhe trotuaret apo gjysmëtrotuaret janë bërë parkingje duke kufizuar hapësiren lëvizëse për qytetarët. Duket të jetë biznes shumë përfitues administrimi i parkingjeveve prandaj thuaja e tërë Prishtina është shndërruar në vendparkim, ne kryetarin e saj, Përparim Ramë Parkingu”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

    Tutje, KMDLNj thekson se Komuna e Prishtinës duhet të vendosë kamera pranë kontejnerëve të mbeturinave për qytetarët e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm që i hudhin mbeturinat jashtë hapësirës së paraparë sikur që do të monitorohej edhe puna e Kompanisë “Pastrimi” nëse bëhet në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar.

    “Sa i përket parkingjeve ka mbetur që vetëm edhe Sheshi “Nënë Tereza” të shndërrohet në parking publik për përfitime private dhe të rrumbullakësohet Prishtina, jo si qytet ekologjik, i pastër dhe i jetueshëm për qytetarë por Prishtina si pronë private e Ndërmarrjes së Përbashkët “Prishtina Parking”. Ngushtimi i hapësirës jetësore përmes kufizimit të mjedisit për liri të lëvizjes është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark