×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Vendimi i kushtetueses për pronat e Manastirit ishte politik

    Insajderi
    23 May 2016 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ia njohu Manastirit të Deçanit pronësinë e tokave shoqërore “Apiko dhe Iliria”.

    “Edhe më parë kishte kundërshtime të fuqishme në kundërshtim që këto prona shoqërore , që iu ishin dhënë Manastirit të Deçanit në kohën e Millosheviqit të regjistrohen në kadastër si pronë Manastirit e që i dëmton shumë qytetarët e Deçanit dhe fshatrave përreth si në aspektin e zhvillimit ekonomik ashtu edhe në kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe shfrytëzimit të pronave të tyre”, thuhet në deklaratën e KMDLNJ-së.

    Sipas KMDLNJ-së, nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që sipas tyre është vendim politik, drejtpërdrejt apo tërthorazi e pësojnë afërsisht 60.000 banorë të kësaj ane të Kosovës.

    “KMDLNj përkrah të gjitha kërkesat e Shoqatës së Historianëve “ Ali Hadri” dhe qytetarëve të Deçanit që kanë të bëjnë me shpronësimin arbitrar të pronave shoqërore “Apiko dhe Iliria” mirëpo është kundër linçimit publik dhe kërcënimit ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj Arta Rama – Hajrizi”, shprehet KMDLNJ, në një komunikatë për media.

    Ky këshill, ka reaguar edhe ndaj Shoqatës së Historianëve “Ali Hadri “ në Deçan, të cilët e kishin quajtur kryetaren e Kushtetueses, Arta Rama Hajrizin, “tradhtare të Kombit”. Sipas KMDLNJ-së, ata nuk duhet shprehur me një gjuhë të tillë, sepse nuk është Rama-Hajrizi ajo që e vetme ka marrë një vendim të tillë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark