×
  • Lajme
  • Lajme

    Koeficienti më i vogël se 125 është shkatërrim i ekonomive familjare, thotë Mustafa

    Insajderi
    01 February 2023 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se koeficienti më i vogël se 125 euro është shkatërrim i ekonomive familjare.

    Ai ka kritikuar Qeverinë për llogaritjen e koeficientit 105 euro në kohën kur ka inflacion.

    “Çmimet janë RRITË deri në kulm, Qeveria e ka DYFISHUAR tatimin në pronë, përkrahje ZERO për qytetarët, tash edhe pagat MINIMALE. Në anën tjetër, Qeveria mbanë QINDRA MILIONA euro të pashpenzuara, në këtë kohë KRIZE”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Ministrat e kanë lehtë se pagën, xhipat, naftën, darkat ua paguajnë qytetarët me tatimet e tyre, prandaj nuk e ndjejnë krizën financiare të qytetarëve. Koeficienti më i vogël se 125 është shkatërrim i ekonomive familjare”, ka shtuar ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark