×
  • Lajme
  • Insajderi

    Koha kur ministri Murati ankohej për naftën me çmim prej 1.20 centesh, akuzonte Qeverinë e dikurshme

    Insajderi
    17 June 2022 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimi naftës në Kosovë ka arritur shifra rekord, ku gjatë dites së djeshme u raportua se çmimi ka arritur 1.92 për litër. Ndërsa Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ndërmarr asgjë në këtë drejtim, vetë Ministri i Financave, Hekuran Murati para tre ditësh ka deklaruar se kjo rritje është si pasojë e rritjes së çmimit të furnizimit nga importi.

    Por, Murati ishte i zëshem për problemin më çmimin e naftës në vitin 2018 kur VV ishte në opozitë. Në atë kohë nafta shitej për 1.20 për litër ndërsa Murati fajësonte për ngritjen e çmimit të naftës Qeverinë e atëhershme Hoti. Sot kur nafta po shitet 1.92 për litër dhe Hekuran Murati është në krye të Ministrisë së Financave nuk po bën asgjë për ta zbutur këtë çmim, shkruan Insajderi.

    Nga Shoqata e Naftëtarëve kanë dalur me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit. Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

    Por, Murati përmes një statusi në facebook kishte dalur kundër heqjes së akcizës së naftës.

    “Që nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe një taksë të vetme. As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës”, kishte shkruar Murati.

    Ndërsa në botë çmimi i naftës ka rënë. Sipas Oil Price, nga të dhënat e ditës së djeshme një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta ËTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark