×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha kur Petrovci i lepitej ‘badigardit’ të UÇK’së

    Insajderi
    25 March 2024 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për pak para apo për pak pushtet? Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e saktë. Por, para 11 viteve Enver Petrovci kishte aderuar në AAK. Në partinë e Ramush Haradinajt, i cili para se të bëhej komandant në UÇK kishte punuar badigard në Zvicër.

    Njëmbëdhjetë vite më pas, Petrovci ofendoi ish-drejtuesit e UÇK’së duke ia përmendur punët që bënin para luftës. Haradinajn nuk e përmendi, por punën e tij, shkruan Insajderi.

    “Po të mos ishte lufta këta ( drejtuesit e UÇK’së) do të ishin mësues apo bodigard”, pohoi Petrovci në emisionin e Adelina Ismailit.

    Me ceremoni e respekt të veçantë, tash e para 11 viteve ishte pritur në selinë e AAK’së aktori Enver Petrovci ku kishte zyrtarizuar publikisht bashkimin me partinë e ish-komandantit të UÇK’së, Ramush Haradinaj.

    Qëllimi i Petrovcit ishte për të zhvilluar dhe avancuar sektorin e artit dhe kulturës. 

    “Në këtë ceremoni, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të kryesisë, u dakorduan që Prof. Petrovci dhe aktori i mirënjohur, Veton Osmani, të bashkohen me AAK-në, si në nivel vendi ashtu edhe në kryeqendër për të zhvilluar dhe avancuar sektorin e artit dhe kulturës”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga AAK para 11 viteve.

    Deklarata e fundit e aktorit Petrovci ka marrë shumë kritika e është cilësuar si anti – UÇK.

    Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci.

    Disa nga reagimet:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark