×
  • Lajme
  • Insajderi

    Koicidence apo e qëllimshme? Vëlla e motër avancohen brenda dy ditëve nga pushteti i ri

    Insajderi
    27 May 2022 - 16:36

    Për vetëm dy ditë, Qeveria Kurti, qëllimshëm ose me koinçidencë ngriti në detyrë vëlla e motër.

    Gazeta Insajderi merr vesh se Servet Spahiu, sekretari i ri i ministrisë së Infrastrukturës dhe Irfete Spahiu, e cila u gradua si gjeneralja e parë e FSK-së, janë vëlla e motër.

    Më datë 25 të këtij muaji “ekipit” të Liburn Aliut iu bashkua edhe Servet Spahiu, i cili deri tash ushtruar detyrën e drejtorit në Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit në ministrinë e Mjedisit.

    Për shkak që Izedin Bytyqit i kaloi mandati, Aliu menjëherë i gjeti si zëvendësim Spahiun.

    Ndërkaq, sot brenda ditës, motra e Spahiut, Irfete Spahiu u gradua nga presidentja Vjosa Osmani me gradën Inspektor Gjeneral në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Osmani është shprehur se dekretimi i Spahiut në këtë gradë është nder dhe përgjegjësi për të.

    “Kam dekretuar Irfete Spahiun nga grada Gjeneral Brigade në gradën Gjeneralmajore në FSK. Ky gradim është nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nga gratë dhe burrat në uniformë familjet tuaja e tona e Republika e Kosovës presim shumë nga ju”, ka shkruar Osmani.

    Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Insajderi, shihet qartë se Servet Spahiu dhe Irfete Spahiu kanë lidhje gjaku.

    Në vitin 2018, sekretari i ri i ministrisë së Infrastrukturës kishte publikuar një fotografi të Irfete Spahiut me ish-presidentin, Hashim Thaçi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark