×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    KOK-u shpërblen me 13 mijë e 500 euro medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran 2022

    Insajderi
    14 July 2022 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 15-të tij, në të cilën shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

    Ndër pikat e shumta veçohet shpërblimi i ndarë për medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

    Më poshtë i gjeni vendimet e dala nga mbledhja:

    – Pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 u vlerësua sukses i madh për ekipin tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, me sportet e xhudos (pesë) dhe boksit (një).

    – U vendos të shpërblehen sportistët që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Medalistet e arta, xhudistet Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, do të shpërblehen me nga dy mijë euro, ndërsa medalistët e bronztë, boksieri Shpejtim Bajoku dhe xhudistët Akil Gjakova e Flaka Loxha, do të shpërblehen me nga një mijë euro. Trajnerëve do t’u takojë gjysma e shpërblimit të sportistit. Në total, shuma e ndarë është 13500 euro.

    – U miratua raporti financiar për periudhën TM1

    – U vendos që anëtari i BE, Bujar Turjaka, të përfaqësojë KOK-un në cilësinë e anëtarit të komisionit për licencimin e federative sportive, komision ky i formuar nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

    – Shefi i misionit, Jeton Rudari, raporti për përgatitjet e pjesëmarrjes së ekipit të Kosovës në Festivalin Evropian Veror për të Rinj (EYOF), që prej 24-30 korrik 2022 mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

    – U vendos që xhudistja, Fatjona Kasapi, Shpresë Olimpike 2022, të mbështetet me një mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të operimit.

    – U aprovua kërkesa e Federatës së Karatesë së Kosovës për karateistin Elhami Shabani, i cili rekomandohet në MKRS për marrjen e shpërblimit, pas medaljes së bronztë të fituar në Kampionatin Evropian 2021, të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark