Insajderi
Lajme

Kokainë, marihuanë, peshore dhe para të gatshme: Tre persona arrestohen në Bibaj

Insajderi
01 September 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kokainë, marihuanë, peshore dhe para të gatshme: Tre persona arrestohen në Bibaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50, në daljen e autostradës në fshatin Bibaj, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me tre persona.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 0.78 gramë kokainë dhe 119.54 gramë marihuanë.

Kontrolli më pas është zgjeruar edhe në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale, një telefon celular dhe 195 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar. Rasti ndaj tyre do të procedohet në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark