×
  • Showbiz
  • Show

    Kokë me kokë me Eglën në finale, Juli: Ishte shumë e vështirë, nuk jam i mërzitur

    Insajderi
    26 May 2024 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i njohur, Jul Deda, i cili zuri vendin e dytë në finalen e BBVIP, u shpreh se e kishte parashikuar fitoren e rivales së tij Egla Ceno.

    Por theksoi se pasi ai fitoi avantazhin kundrejt Egla Cenos, por me diferencë të vogël, aktorja u rikuperua.

    “E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha aktori për Top Albania Radio.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark