×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolegji i ish-rektorit të AUK-ut falimenton në Dubai

    Insajderi
    18 May 2016 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 30 studentë janë detyruar të transferohen në universitete lokale, pasi kolegji “International Horizons College” është mbyllur për shkak të problemeve të financimit, raporton Insajderi.

    Kolegji me bazë në Duabi të Emirateve të Bashkuara, sipas kreut të Komisionit për Akreditim Akademik, Bader Aboul-Ela, tha se kolegji nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij, që ishte përgaditja e studentëve për studime në SHBA.

    Kolegji është drejtuar nga Chris Hall, ish-rektori i Universitetit Amerikan në Kosovë për gjashtë vite.

    Sipas tij, ky vendim është për “keqardhje por i arsyeshëm pasi kolegji në fakt nuk ka mundur të rekrutoj studentë dhe të justifikojë investimet e vazhdueshme”.

    “Dubai është një treg shumë konkurrues në arsimin e lartë dhe ne nuk kemi para për t’i realizuar këto kritere”, ka thënë Hall, tashmë edhe ish-drejtor i kolegjit në Dubai.

    “Bordi vendosi që të mbyllet ky kolegj. Në koordinim me Komisionin për Akreditim, kolegji ka bërë një punë të përgjegjshme në negociata me Universitetin Amerikan të Dubait dhe Institutit për Teknologji Rochester për transferimin e studentëve”, thuhet në vendim, raporton “The National”. 

    Chris Hall ishte bërë i njohur në vitin 2011 kur mediat në Kosovë raportuan se një tender publik për angazhimin e një kompanie për vlerësimin e pronës shoqërore do t’i jepej Universitetit Amerikan të Kosovës mund të ketë qenë i kundërligjshëm. Auditorët më vonë kishin zbuluar se Ministria e Financave nënshkroi formalisht një kontratë dhe hapi një tender publik për vlerësimin e pronës që do t’i jepej AUK-ut disa muaj pasi kompania private veç e kishte kryer këtë shërbim.

    Për dallim prej tash kur Hall ka folur në rastin e Kosovës ai kishte vendosur të heshte.

    Në atë kohë, rektori i universitetit Chris Hall u kishte shkruar një letër të brendshme studentëve dhe stafit të AUK-ut duke thënë se universiteti nuk kishte zgjedhur të reagonte ndaj artikullit pasi ky institucion nuk ishte kritikuar për keqbërje.

    “Qeveria akuzohet për thyerje të ligjit (edhe pse cilit ligj nuk specifikohet)”, shkruante Hall. “Këshilltarët tanë ligjorë na tregojnë se Qeveria e ndoqi ligjin me saktësi e korrektësi”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark