Insajderi
Biznes

Kolegji Riinvest u dëshmua në promovimin e grave në pozitat udhëheqëse

Insajderi
10 March 2019 - 00:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kolegji Riinvest vitin e kaluar dëshmoi përkushtimin e tij si institucion në promovimin e grave në pozitat udhëheqëse duke pas në krye rektoren e parë femër në Kosovë, Dr. Bardha Qirezi.

Kur në këtë ditë kompanitë e ndryshme promovojnë vetën me slogane, Riinvesti me fakte.

Rektorja e Kolegjit Riinvest, znj. Qirezi, njihet për kontributin e saj në ofrimin e teknikave më të avancuara në edukimin e lartë ku shpesh është ftuar në projekte të ndryshme në rolin e ekspertës së arsimit duke marr parasysh prapavijën e saj akademike, gjë që ia ka mundësuar përvetësimin e aftësive të duhura dhe adekuata në menaxhimin, udhëheqjen dhe promovimin e Riinvestit si bartës privat i arsimit të lartë.

Nga dy departamentet që Riinvesti i ofron, në njërin prej tyre, udhëheqëse i tij është PhD. Kandidate Diana Lekaj e cila me përkushtimin dhe punën e saj shumë vjeçare ka arritë të krijojë planprogramin më modern për studime ekonomike në vend duke përfshirë kështu edhe lëndët më të avancuara për vendin tonë. Rezultatet e mrekullueshme të udhëheqjes së znj. Lekaj bënë që ajo të promovohet në krye të programeve të reja që Kolegji Riinvest i ka marr në bashkëpunim me Universitin e Londrës dhe London School of Economics and Politics.

PhD. Kandidate Saxhide Mustafa është ligjeruese në Kolegjin Riinvest prej vitit 2010 në lëndët Etika Biznesore dhe e Drejta Biznesore. Ka të përfunduar fakuktetin juridik ­ Universiteti i Prishtinës, pastaj studimet MA i ka përfunduar në Kolegjin Riinvest me temën “Qeverisja Korporative dhe Transparenca në Ndërrmarrjet Publike në Nivelin Lokal. Rast Studimor Termokos Sh.a”. Prej vitit 2012 është duke ndjekur studimet e doktoraturës Fakultetin Ekonomik Universiteti Publik i Tiranës. Eshtë pjesëmarrëse edhe në projektet hulumtuese në fushën e qeverisjes korporative dhe zhvillimit ekonomik lokal. Në Riinvest përpos rolit të mësimshënëses, znj. Mustafa është sekretare e përgjithshme e kolegjit.

Pjesë kyçe e çdo institucioni arsimor janë edhe profesorët të cilët janë ata që sigurohen se studentët po pajisen me informatat e nevojshme që ju duhen deri në marrjen e diplomës nga ai institucion.

Përqindje e madhe e mësimdhënësve në Riinvest është nga gjinia femërore ku më poshtë kemi radhitur disa nga profesoreshat të cilat po ashtu kanë pozita tjera udhëheqëse në Riinvest.

Dr.  Artane Rizvanolli ka përfunduar studimet e doktoraturës nga Staffordshire University në kohë rekord. Para kësaj ajo mori titullin MSc në drejtimin Ekonomiks për Analiza Biznesi nga po i njëjti universitet. Znj.Artane është eksperte e analizave ekonometrike dhe statistikore. Ajo u bë pjesë e Institutit në vitin 2006 si hulumtuese, dhe tani punon si hulumtuese e lartë për të identifikuar, kompozuar, dhe përgatitur aktivitetet e projekteve. Ajo është e specializuar në shkrimin e projekteve dhe raporteve, në draftimin dhe dizajnimin e pyetësorëve. Po ashtu ligjëruese në Kolegjin Riinvest.

PhD. Kandidate Argjenta Plakolli jep mësim në departamentin e ekonomisë e në të njëjtën kohë është Udhëheqëse e Zyrës se Karrierës e cila ju ndihmon studentëve, bazë aftësive të tyre, të sistemohen në vendet më të përshtatshme për ta. Po ashtu znj. Plakolli këtë punë e udhëheq me një punë sistematike të cilën e bënë në kuadër të lëndës e cila është pjesë e planprogramit mësimor, Praktika në Korporata/Banka.

Dr. Diellza Gashi Tresi pas studimeve të masteri vazhdoi studimet për doktoratë në Fakultetin Ekonomik të Ljubljanës ku në vitin 2018 ajo finalizoi udhëtimin e saj arsimor me marrjen e titullit që tani e gëzon e që i ndihmon shumë në punën e saj si mësimdhënëse dhe hulumtuese e avancuar në Institutin Riinvest. Prej marsit të vitit 2011, znj. Gashi Tresi ligjëron për lëndët e ndërlidhura me menaxhimin dhe organizatat.

Dita Dobranja u bashkua me Institutin Riinvest si hulumtuese në gusht të vitit 2016. Fillimet e saj si hulumtuese i mori Universitetin Waseda në Tokio, Japoni, ku u përqëndrua në analizën e saj mbi politikat ekonomike të bazuara në karakteristikat socio-kulturore të vendit. Dita ka përfunduar studimet e saj Master në Ekonominë Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Uashington DC. Ka një numër botimesh dhe analiza të politikave ekonomike, në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Në mesin e gjithë punëve hulumtuese, znj. Dobranja është po ashtu ligjeruese në Kolegjin Riinvest.

E për fund, kemi përzgjedh dikë nga departamenti i shkencave kompjuterike, MA. Canditate Malësore Gashi Rexhepin e cila ka përfunduar studimet bachelor në Inxhinieri Softuerike, kurse po mbaron Master në Sistemet e Informacionit për Menaxhment, në karrierën e saj ka punuar në disa kompani të ndryshme si IT dhe si programere, kryesisht front-end, zhvillueshe e ëeb-faqeve të ndryshme. Është e certifikuar nga Microsoft për programim në tre gjuhë të ndryshme programuese. Aktualisht është angazhuar si Asistente Ligjëruese në katër lëndë në Riinvest.

Me këtë artikull Kolegji Riinvest falenderon dhe proklamon që pa kontributin e grave më lartë nuk do ishte këtu ku është sot. Urime 8 marsi grave të cilat i kanë dhënë kuptim të ri kësaj feste.

Kur në këtë ditë kompanitë e ndryshme promovojnë vetën me slogane, Riinvesti me fakte.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark