Insajderi
Biznes

Kolegji Universum organizon – Ditë informuese për diplomë finlandeze

Insajderi
19 May 2020 - 15:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetin Partner nga Finlanda Kajaani University of Applied Sciences organizon Ditë Informuese për Diplomë Finlandeze.
 
Eventi do te mbahet te enjten me 21 Maj, ora 15:00. Për pjesëmarrje apliko këtu http://tiny.cc/66wdoz dhe ne email do te pranoni linkun per qasje ne Google Meet.
Ky bashkëpunim mundëson që studentët kosovar ti fillojnë studimet në Kolegjin Universum dhe ti vazhdojnë në Finlandë në Kajaani University of Applied Sciences me BURSË TË PLOTË dhe përfitojnë 600-800 euro në muaj për shpenzime të jeteses. Përveç studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është praktika profesionale në Finlandë e cila zgjatë 5 muaj dhe përmban 30 ECTS.
 
Studentët do të pajisen me diplomë të dyfishtë në Biznes Menaxhment në Kolegjin Universum dhe Administrim Biznesi në Kajaani University of Applied Sciences. 
 
Regjistrimet për studime në këtë program kanë filluar. Regjistrimi bëhet përmes këtij linku http://tiny.cc/b62loz
 
Pse të zgjedhni Finlandën? Finlanda, vendi i vlerësuar me sistemin më të mirë të edukimit në botë është një nga destinacionet më të preferuara për studentët nga e gjithë bota. Kajaani University of Applied Sciences është një nga universitetet më ndërkombëtare dhe më cilësore në Finlandë. 
 

Për më shumë info kontakto Kolegjin Universum në [email protected] apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark