×
  • Sport
  • Sport

    Kolumnisti i “Blickut” kërkon që Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit, dhe Shaqiri të përjashtohet

    Insajderi
    12 September 2023 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kolumnisi i të përditshmes zvicerane “Blick”, Kubilay Turkyilmaz është i bindur se paraqitja e dobët e Zvicrës ndaj Kosovës nuk duhet të kaloj pa pasoja.

    Ai ka thënë se pas kësaj ndeshjeje nuk do t’ia jepte më Granit Xhakës shiritin e kapitenit, ndërsa ka shtuar se Xherdan Shaqiri e Fabian Schar duhet të përjashtohen për duelin kundër Andorrës. Sipas tij, Shaqiri ndaj Kosovës pothuajse ishte i pavërejtur në fushë, ndërsa Schar ka bërë shumë gabime.

    Shtoi se motivimi ishte përtoke dhe kjo për faktin se asnjëri prej tyre nuk ka pasur presion për paraqitje të mirë. Sipas tij, Shaqiri e Schar mund të zëvendësohen lehtësisht nga Dan Ndoye e Cedric Zesiger për ndeshjet me Andorrën.

    “Në përgjithësi, sa herë që luajmë kundër Serbisë apo Kosovës, krijohet dramë përreth Shaqirit dhe kapitenit Granit Xhaka. Njëri e mbanë dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe nuk bën asgjë në fushë. Ndërsa, tjetri, shkëlqen vetëm në kritikat pas ndeshjes. Në Prishtinë, do të ishte më mirë që mos të luanin asnjëri për shkak të emocioneve të tyre personale, të cilat ndikuan edhe në pjesën tjetër të ekipit. Praktikisht, ne luajtëm me dy lojtarë më pak”, ka shkruar Turkyilmaz në kolumnen e tij të publikuar të martën.

    “Kështu që, kundër Andorrës do të ishte koha e duhur për të vendosur një shembull”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark