Insajderi
Lajme

Komandant Bjeshka e nis ditën me homazhe te dëshmorët: Amaneti i tyre do të më mbajë të fortë për Kosovën

Insajderi
28 May 2026 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komandant Bjeshka e nis ditën me homazhe te dëshmorët: Amaneti i tyre do të më mbajë të fortë për Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të fshatit Sllup, duke thënë se sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes në angazhimin e tij për vendin.

Në një postim në Facebook, Hadergjonaj u shpreh se ditën e nisi duke u përkulur me respekt pranë dëshmorëve të fshatit të tij, të cilët, sipas tij, “me sakrificën e tyre u bënë themeli i lirisë sonë”.

Ai tha se ka marrë bekimin dhe ka ripërtërirë betimin për të qëndruar i fortë dhe i palëkundur në angazhimin për Kosovën që dëshmorët e ëndërruan dhe për të cilën u flijuan.

“Do të mbetem përherë ushtar besnik i idealeve tuaja, heronjtë e mi”, ka shkruar kandidati i LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark