Insajderi
Hulumtime/Analiza

Komandanti i Policisë në Pejë i shkon në emision të akuzuarit për Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare

Insajderi
07 April 2025 - 16:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komandanti i Policisë në Pejë i shkon në emision të akuzuarit për Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komandanti i Policisë në stacionin e Pejës, Idriz Atashi ka shkuar në Podcast’in e Rajan Arapit ndaj të cilit është ngritur një aktakuzë për ‘Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare’ sa ishte drejtori i Urbanizmit në komunën e Pejës, shkruan Gazeta Insajderi.

Në një ‘podcast’ ku moderator dhe autor është Rajan Arapi, i akuzuar për korrupsion, komandanti i lartë i policisë në Pejë, Idriz Atashi, ka zgjedhur të ndaj përjetime nga eksperienca të tij jetësore që ndërlidhen me punën e tij si polic por edhe përtej uniformës.

Ai është reklamuar edhe në profilin e të akuzuarit për korrupsion, Rajan Arapit.

Në shkurt të vitit 2023 Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunal të Pejës.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se ndër ta ishte edhe ish-drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Pejës, nga radhët e PDK-së, Rajan Arapi.

 Aktakuza kishte të bënte me ndërtimet pa leje në zonën urbane.

Arapi po dyshohet se në cilësinë e drejtori ka dhënë leje për ndërtim në mënyrë të kundërligjshme.

“Janë grupi i PDK-së që kanë bë ndërtime pa leje”, i kishte thënë burimi Insajderit.

Ky nuk ishte i rasti i vetëm i Rajan Arapit. Në tetor të viti 2023, Arapi ishte shantazhuar nga ish ‘miku’ i tij, i cili i kërkoi edhe 20 mijë euro për mospublikim të bisedave ‘private’.

I dyshuari ishte një 23-vjeçar, i cili pretendon se Arapi nuk e ka përmbushur premtimin e tij, për ta paguar në këmbim të marrëdhënieve intime.

/Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark