Mbyllja e kësaj beteje u shoqërua me një pagesë të vetme të Apple për Qualcomm si dhe u arrit një akord për përdorimin e çipeve të këtij të fundit tek iPhone.
Apple mund ti ketë paguar plot 6 miliardë dollarë Qualcomm për të mbyllur betejën ligjore mes dy kompanive tha një analist i UBS.
Nga ana tjetër Qualcomm trembej për modelin e biznesi i cili kontribuon gjysmën e fitimit të kompanisë. Që kur u vendos të mbyllej çështja, aksionet e Qualcomm janë rritur me 38%. Edhe aksionet e Apple kanë parë ditë të mira duke shkuar 2% më lart.
Më përpara Apple kishte paguar 7.5 dollarë për patentë për një telefon ndërsa tani do ti paguajë 1 deri në 2 dollarë më shumë.