Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Lauratët 2023”.
Gjatë kësaj ceremonie është prezantuar edhe futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili ka pranuar t’i bashkohet “Dardanëve”.
“Jam i lumtur që më ka ardhë mundësia te luajë për Kosovën. Falënderoj familjen time qe gjithmonë kanë qenë afër meje. Falënderoj edhe Agim Ademin e FFK-në”, u shpreh Asllani.
21-vjeçari është pjesë e klubit të njohur gjerman, Hoffenheim. Ai këtë sezon po luan si i huazuar te Austria Vienna.
Sulmuesi ka shënuar katër gola dhe një asistim në 13 paraqitje këtë sezon.