×
  • Sport
  • Euro 2024

    Kombëtarja mbërrin në Rinas, Sylvinho tregon se a do të vazhdojë me kuqezinjtë

    Insajderi
    25 June 2024 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare mbërritën në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Euro 2024.

    Sapo mbërriti në Rinas, trajneri  Silvinjo shprehu edhe njëherë sesa krenar është për futbollistët dhe për tifozët që i shoqëruan ata në këtë rrugëtim të shkurtër, por emocionues.

    “Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani“-tha trajneri.

    Sulmuesi Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Europian. Pas rikthimit në vendin tonë, ai tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjërat mund të shkonin ndryshe.

    “Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”– tha ai.

    “Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani”, tha Sylvinho.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark