×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kombëtarja shqiptare merr një lajm të keq para miqësoreve të marsit

    Insajderi
    20 March 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Shqipërisë ka marr një lajm jo të mirë para miqësoreve të këtij muaji.

    Është futbollisti i tyre, Myrto Uzuni i cili është lënduar. Ai është larguar nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare të futbollit.

    Sulmuesi “kuqezi” u stërvit gjatë gjithë kohës në mënyrë të diferencuar, por në fund nuk ia doli që të ishte gati për ndeshjet miqësore që Kombëtarja do të zhvillojë gjatë muajit mars ndaj Kilit më 22 dhe ndaj Suedisë më datë 25.

    Uzuni do të kthehet në Spanjë për t’u bashkuar me skuadrën e Granada-s gjatë orëve në vijim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark