Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Europiane ka thënë se pagat nuk caktohen sipas dëshirës por në bazë të mundësisë.
“Pagat nuk caktohen në bazë të dëshirës, po, në bazë të mundësisë, na e kemi buxhetin 2.7 miliardë, askund në vendet e Bashkimit Europian proporcioni që shkon për paga nuk e kalon 27% e buxhetit”, ka thënë Bislimi
Ai gjithashtu ka bërë një analogji tek shpërndarja e pagave duke e krahasuar me shpërndarjen e ëmbëlsirës. Duke shtuar se pagat nuk janë lotari.
“Kjo është tortja të cilën duhet me shpërnda ne formë te pagave. Nuk është çështje e vullnetit, dëshirës por e mundësisë. Pagat e kane njëfarë filozofie, pagat nuk janë çështje e lotarisë me hap smokin e me e pa sa na ka dalë paga aty”, tha Bislimi.
Ai gjatë raportimit në Komision, ka deklaruar se faji për ikjen e mjekëve nga Kosova nuk është vetëm te rrogat, por se edhe mjekët po ikin nga Gjermania dhe se shtohet nevoja për mjek nga Kosova e vendet tjera.
Bislimi shtoi se mobiliteti është vlerë e Bashkimit Europian.