×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Komentator boksi”, Syla i reagon Bashës pasi tha se Kurti t’i palon 50 Rrahman Jashara

    Insajderi
    29 September 2022 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Valon Syla, ka folur për deklaratat e mbrëmshme të deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha i cili kishte thënë se Kurti “i palon 50 Rrahman Jashara”.

    Syla ka thënë se niveli i Bashës është i “pazarit të kerreve” si dhe e ka quajtur komentator boksi.

    “Ky o nivel për pazar të kerrit, kur e dëgjon këtë thu prej shtrafave e deri të këpucët këtu i gjen. Si me qenë komentator boksi”, ka thënë ai në Pressing të T7.

    “Albin Kurti nuk e ka palu kërkon. Albin Kurti s’po bën zgjidhje. Çka kanë me bo kur të çohen policia në greva?”, ka vazhduar Syla.

    Mbrëmë deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka folur për grevën Ai komentoi edhe mundësinë që SBASHK-u po tërheqet. Bashatha se ata po tërhiqen sepse Kurti nuk lëshon pe, ndërsa shtoi se kryeministri “50 Rrahmana në ditë i palon”.

    “Nuk lëshon pe Albin Kurtin, e njohin që nuk lëshon pe. S’i ka lëshu pe Vuçiqit, s’i ka lëshu pe Grenellit, e Rrahmana 50 në ditë t’i palon. Mos e merr seriozisht Rrahmanin për shkak të veprimeve të këqija. Paramendoje njeri po don mu bo hero tu i lan fminë pa shkolla”, tha Basha në DPD.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark