×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpresat tek ligji i pagave – Zbatimi tij mund të shkoi deri me 2023, thotë Ish-Kryeministri Hoti

    Insajderi
    29 September 2022 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se dialogu social, ka munguar në tërësi nga ana e qeverisë.

    Ai thotë se mbi të gjitha, duhet të  gjendet zgjidhja që nxënësit të kthehen në shkollë.

    “Ka pajtueshmëri që kërkesat e sindikatës janë legjitime, për shkak të gjendjes ekonomike dhe për shkak se Ligji i Pagave është vonuar tepër shumë”, thotë Hoti në “RTK Prime”.

    Sipas tij, ky projektligj është vonuar shumë sepse në verën e vitit 2020, Kushtetuesja e ka dhënë verdiktin e saj.

    “E në vitin 2021, është punuar, por deri më tash nuk ka ardhur në diskutim”, thotë Hoti.

    “Le të themi se ligji vjen në fund të tetorit, por ai nuk ka gjasa të miratohet brenda këtij viti”, rikujton Hoti, që dikur ishte dhe ministër i Financave, në qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

    “Por edhe nëse vjen ky projektligj, është e pamundur të buxhetohet për vitin 2023, sepse  buxheti duhet të dorëzohet në Kuvend, deri  me 30 tetor”.

    Derisa me 14 shtator, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë prezantuar në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë.

    “Jemi këtu për dy projektligje të rëndësishme, për secilin zyrtarë publikë por edhe qytetarë, projektligjin për Pagat dhe për Zyrtarët Pubikë. Këto dy projektligje janë bazë e reformës në administratën publike si një nga prioritetet kyçe të kësaj qeverie përmes së cilave synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm për ta shndërruar në një administratë ku ju si qytetarë dhe biznese mund t’i qaseni lehtë dhe të merrni shërbime efikase”, kishte thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark