×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komentit seksist i Gjinovcit ndaj Flutura Kusarit, Gutierrez: E zbuluan natyrën e vërtetë lakejtë e Kurtit

    Insajderi
    18 June 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka reaguar pas komentit seksist të analistit televiziv, Rron Gjinovci ndaj juristes së medies Flutura Kusari.

    Gutierrez i ka dalë në krah Kusarit, derisa Gjinovcin e konsideruar ndjekës të verbër të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

    “Përpjekjet për ta denigruar kolegen time të shkëlqyer Flutura Kusarin nga ndjekësit e verbër të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij janë patetike dhe zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre lakejve”.

    Analisti Gjinovci i cili është edhe përkrahës i partisë në pushtet, shpërtheu në komente seksiste ndaj juristes së medias, Flutura Kusari, për shkak se kjo e fundit tha se ‘përgjegjësia për sigurinë e gazetarëve i takon shtetit“.

    Kjo deklaratë si duket nuk i pëlqeu Gjinovcit, i cili e shpërndau lajmin me këtë përshkrim: “Çfarë frizure”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark