×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komentuesit shpotisin Mehajn për fjalët e mëdha kundër Rusisë, ia postojnë ‘tenken e Komoranit’

    Insajderi
    16 November 2022 - 00:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e sotme u karakterizua nga reagimet e shumta për raketat që sulmuan Poloninë nga ku mbetën të vrarë dy shtetas atje. Në mesin e reagimeve nga zyrtarët e shtetit ishte edhe ai i ministrit të mbrojtjes. Armend Mehaj. Mehaj në sytë e ndjekësve doli edhe qesharak me fjalët e mëdha që dedikoi mbi këtë rast.

    Ai përmes një postimi në facebook shkroi se ekspansioni i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë mënyrë dhe se sipas tij “qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata”.

    “Rune Kosovën se për ma larg sjena respekt minister ❤️❤️❤️❤️“, është një nga këshillat që Mehaj mori nga një komentues.

    Të tjerë e këshilluan që të ndajë fonde për ushtrinë e Kosovës pasi sipas tyre ka rrezik për luftë të tretë botërore.

    “Na mir osht me reagu por ma mir osht mi nda edhe njo 500 miljon per Ushtrin ton”, shkroi një tjetër komentues tjetër.

    Ndërkaq një komentues tjetër si me ironi i tha Mehajt se nëse Polonia ka mbetur në duart e Kosovës “atë e ha ujku për veç 8 orë”.

    “z. Mehaj Gervalla e para reagoj Kurti i 2 ti i 3 po shuni rrini rahat pash zoten se Na TMERRUAT me kto shkrime Se ishalla s’met Polonia etj me mbështet na Kosova se e han ujku për 8 or”, thuhet në atë koment.

    Përpos këshillave e përqeshjeve të shumta që Mehaj mori, një komentues edhe vizualisht u mundua ta paraqes shkrimin e ministrit përmes një fotografie mjaft ikonike.

    Aty shihet një breshkë me dy plumba mbi samar.

    Rritja e çmimit të naftës duket se e ka vënë në dyshime një qytetar të Kosovës pasi i njëjti i shkroi Mehajt se duhet t’i ruaj kufinjtë e Kosovës pasi për më larg nuk ka as naftë.

    Ai pranoi edhe një koment tjetër, ku shihej një tankë.

    Në vitin 2020, një qytetar nga Komorani kishte prodhuar tankun e tij personal. Osman Bogaj, qytetari i cili kishte ndërtuar këtë makinë luftarake kishte dalë për një xhiro në fshatin e tij./Insajderi.org

    Open photo

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark