×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komisioni disiplinor merr vendim ta largojë Nexhat Krasniqin nga shërbimi civil

    Insajderi
    22 November 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nexhat Krasniqi është përjashtuar nga Shërbimi Civil. Vendimi është marrë dje nga Komisioni Disiplinor, një ditë pasi Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar ndërhyrjen e tyre për marrjen e një vendimi ndaj tij pas sanksionimit të tij nga SHBA-ja për pranim ryshfeti.

    Krasniqi është përfshirë në listën e zezë të SHBA’së, për çka kishte njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit më nëntor të këtij viti.

    Ai ishte drejtor i Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës deri atë ditë. Në MMPHI, po të njëjtën ditë u pezullua, por që u rikthye në punë disa ditë më vonë. Nga detyra e drejtorit të Divizionit të Prokurimit, atij iu ndërrua pozita në drejtor të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, që ishte më e lartë sesa pozita paraprake.

    Dje, Komisioni Disiplinor e përjashtoi atë nga shërbimi civil, si masë disiplinore. Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar vendimin e Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë me zëvendësministrin e këtij dikasteri, Hysen Durmishi, si dhe sekretarin e përgjithshëm, Izedin Bytyqi për ta komentuar vendimin, por të dy kanë qenë të paqasshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark