×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Komisioni Evropian shqyrton ndryshimin e rregullave të azilit

    Insajderi
    06 April 2016 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Evropian ka dalë me alternativa për një mënyrë më “njerëzore dhe efikase” të trajtimit të kërkesave për azil, në kohën kur Evopra po vazhdon të përballet me krizën e emigrantëve.

    Sistemi aktual i BE-së mendohet të ketë dështuar për shkak të fluksit të miliona njerëzve përmes Greqisë.

    Ndër opsionet e përmendura është një plan për të hequr një rregull për refugjatët në kërkimin e azilit në shtetin që ata arrijnë, shkruan BBC.

    Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka thënë se sistemi aktual duhet të ndryshohet, duke shtuar se “ne kemi nevojë për një sistem të qëndrueshëm për të ardhmen, të bazuar në rregulla të përbshkatë, një ndarje më të drejtë të përgjegjësi, dhe rrugë ligjore për ata që kanë nevojë për mbrojtje që të hynë në BE”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark