×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komiteti Politik i KiE miraton propozimin e Bashës për konfiskimin e 300 miliardë eurove pasuri Rusisë

    Insajderi
    25 January 2024 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komiteti Politik i Këshillit të Evropës ka miratuar unanimisht propozimin e Lulzim Bashës për konfiskimin e mbi 300 miliardë eurove pasuri dhe asete Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

    Lajmin e ka dhënë vetë kreu demokrat, ai tha se se ky është një paralajmërim për çdo agresor që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, apo që ka synim pushtimin e territoreve.

    “Sot në Këshillin e Evropës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë dhe një rekomandim nga ana e Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.Ky është një lajm i madh për mbështetësit e luftës së drejtë dhe paralajmërim për çdo agresor tjetër në Evropë e gjetkë dhe ne veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë sigurinë e stabilitetin apo të agresojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh apo imponim me forcë synimesh politike, do të përballet me të njëjta masa”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark