×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania “ABI” nga Prizreni nderohet me çmimin ‘Superbrands’ për herë të katërt

    Insajderi
    29 March 2019 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “ABI” nga Prizreni  nderohet me çmimin ‘Superbrands’ për herë të katërt.

    Çmimi Superbands është shpërblim për brendet botërore.

    Menaxheri i kompanisë “ABI” nga Prizreni Alajdin Fusha tha se : ” Superbrand është shpërblim për brendet botërore, të përzgjedhura në bazë të votave të mbledhura nga ekspertët dhe konsumatorët . ABI edhe këtë herë është përzgjedhur si Superbrand i Kosovës për vitin 2018”

    Drejtori menaxhues i ‘Superbrands Kosova & Albania’, Artan Ibrani, u shpreh mirënjohës për të gjithë anëtarët e Këshillit të ‘Superbrands’ të cilët kanë bërë përzgjedhjen e brendeve më të mira për vitin 2018

    “Kënaqësi e madhe me qenë sonte me të gjithë ju. Jam krenar që kemi punuar së bashku. Ju uroi nga zemra një vit superbrand”, ka thënë Ibrani.

    Çka është Superbrands?

    Superbrands është shpërblim për brendet botërore, të përzgjedhura në bazë të votave të mbledhura nga ekspertët dhe konsumatorët. Organizata Superbrands është krenarë që ka filluar aktivitetet për brende në tregun kosovar që nga 15 Shtatori 2011.

    Profesionistët e biznesit kosovar që janë përzgjedhur me kujdes, kanë zgjedhur brendet duke aplikuar kriteret e standardeve ndërkombëtare të Superbrands bazuar në: Kualitet, Besueshmëri, Veçantisë dhe Apelit emocional.

    Brendet që kanë arritur pikët më të larta nga ekspertët dhe konsumatorët janë të shpërblyer me statusin e Superbrendit, dhe janë të ftuar ta shfrytëzojnë atë duke e përdorur vulën e shpërblimit në paketimet e produktit, në mesazhet e shitjes interne dhe eksterne, në reklama dhe të gjitha mjetet tjera të komunikimit, dhe të publikojnë profilin e brendit në publikimet vjetore të Superbrands.

    Historia e Superbrands

    Aktivitetet e para filluan në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1994 me një emision në Radion BBC London. Emisioni kishte për qëllim që t’u jepte konsumatorëve një ide për rëndësinë që kanë superbrendet në jetën e tyre. Pas suksesit të madh të këtij emisioni, organizata Superbrands u formua si organ në vitin 1995, që identifikon dhe promovon brendet e fuqishme.

    Sot, Superbrands bashkëpunon me më shumë se 20.000 brende të fuqishme në mbarë botën si Coca-Cola, Google, Apple, Microsoft, Mercedes Benz, Sony, Pampers, McDonald’s, Porsche, Nescafé dhe Adidas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark