×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania “Ambienti” publikon pamje nga puna në terren

    Insajderi
    06 September 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Ambienti” në Ferizaj, përmes një postimi në facebook ka publikuar disa pamje nga puna në terren.

    Në postim thuhet se përkushtimi dhe puna e mirë janë çelësi i suksesit të kompanisë.

    “Përkushtimi dhe puna e mirë,si duket janë çelës i suksesit të kësaj ndërmarrjeje, punëtorët e së cilës për çdo ditë derdhin djersë e mund, për të qenë në hap me misionin që e kanë. Këtyre ditëve ekipe të kësaj kompanie janë parë teksa po rregullonin hapësirat e gjelbërta tek Qendra Rinore dhe rrugët qëqojnë tek objekti i Gjimnazit shkencor dhe shkollës për agrobiznes”, thuhet në postim.

    Postimi i plotë:

    Kompania “Ambienti” shembull se si duhet ecur falë punës së mirë

    Ndērmarrja Publike” Ambienti” i ka dhēnë një dimension tjetër mirëmbajtjes së hapësirave të gjëlbëruara në komunën e Ferizajt.Përkushtimi dhe puna e mirë,si duket janë çelës i suksesit të kësaj ndërmarrjeje, punëtorët e së cilës për çdo ditë derdhin djersë e mund, për të qenë në hap me misionin që e kanë. Këtyre ditëve ekipe të kësaj kompanie janë parë teksa po rregullonin hapësirat e gjelbërta tek Qendra Rinore dhe rrugët qëqojnë tek objekti i Gjimnazit shkencor dhe shkollës për agrobiznes.Dhjetëra orë punë, asaj pjese i kanë dhë një pamje tjetër, por jo vetëm asaj,por edhe vijes hekurudhore për gjatë zonës së qytetit që tashmë ka marrë një pamje tjetër. Për këtë angazhim ka folur edhe drejtori i kësaj kompanie i sapo zgjedhuri, Arton Gavazi. Si duket, ardhja e tij në krye të kësaj ndërmarrje, i ka dhënë një impuls të ri aspekteve operative.

    “ Po punojmë me kapacitete të plota.Jemi në funksion të përmbushjes së planeve operative. Bile, po kryjmë edhe punë shtesë që nuk i kemi të parapara me kontratë. Kjo e tregon mē së miri përkushtimin e stafit” thotë ai, teksa fletë edhe për problemet dhe sfidat me të cilat përballet kompania”Ambienti”. “ Kemi sfida dhe probleme, por me njē anagazhim po ja dalim, nuk po ndalemi, nga puna e jonë varet suksesi dhe mosuksesi kompanisë”, shton ai.

    Krahas, mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta publike, kjo kompani menagjon edhe me parkingjet publike.Ka të punësuar një numër të konsiderushëm të punëtorëve, ndërsa punëdhësi kryesor i kësaj kompanie ēshtë komuna e Ferizajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark