Kompania e aktores amerikane Jessica Alba, Honest, është paditur për herën e dytë.
Sipas “WWD”, padia është ngritur më 24 mars nga një grua e cila pretendon se kjo kompani ka bërë një reklamim mashtrues për të shitur produktet e saj.
Sipas saj, disa produkte si sapunët, detergjentet dhe pastruesit e ndryshëm përmbajnë disa përbërës që janë të ndaluar.
Megjithatë kompania i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Një zëdhënës i kompanisë ka thënë për DailyMail se “pretendimet në padinë e ngritur nuk kanë asnjë vlerë dhe ne jemi të vendosur të mbrojmë fuqishëm veten tonë nga ata”.