Sot me fillim nga ora 13:00, rrugët e qytetit çojnë në drejtim të stadiumit, ku dy skuadrat rivale synojnë të ngjyrosin qytetin me njërën nga ngjyrat që simbolizojnë dy klubet.
Dy skuadrat e qytetit sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre “Intelektualët” dhe “Skifterat” përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna e cila nuk ka munguar asnjëherë.
Drita dhe Gjilani do të ballafaqohen në derbin numër 39-të në histori.
Nga kompania e madhe e basteve, “bet365”, Gjilani konsiderohet favorit me 2.10, barazimi vlen 3.30, kurse fitorja e Dritës me 3.00.
Një takim tjetër shumë interesant është edhe ai që luhet në “Zahir Pajaziti” ku përballen Llapi e Drenica.
Se cila do të festojë në fund mbetet të shihet por e sigurt është se edhe aty do të luftohet shumë për pikë.
Fitorja e Llapit vlerësohet me 1.53, barazimi me 3.75, kurse fitorja e Drenicës me 5.00.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.