×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania kosovare “Euro Fisi Group”, pjesë e panairit të madh të Frankfurtit

    Insajderi
    22 April 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër me datën 23 Prill hapet panairi i madh “Techtextil” në Frankfurt të Gjermanisë, i cili do të zgjasë katër ditë radhazi. 

    Në mesin e bizneseve të shumta nga e gjithë bota është edhe biznesi i njohur kosovar Euro Fisi Group, të cilët mund t’i vizitoni në hapësirën – Shtandin me numër 12.1, A05.

    Ky është një prej panaireve më me renome në botë. Ka një traditë të gjatë dhe sivjet është edicioni i 20’të i mbajtjes së këtij panairi.

    “Euro Fisi Group” është kompani lider në Kosove për prodhimin e materialeve termoizoluese, produktet e se cilës janë çertifikuar nga ekspertet e Bashkimit Europian “EOTA” , “ETA 22/0373”.

    “Euro Fisi Group”, në këtë panair do t’ju mundësoj të takoni pronarin e saj Ismajl Shallti dhe ekspertët e tyre për të diskutuar rreth kërkesave tuaja specifike në këtë industri. Kjo kompani merret kryesisht me prodhimin e materialeve të ndryshme për ndërtim dhe izolim termik.

    Kompania e njohur kosovare posedon fabrikat për prodhimin e stiroporit, stirodrurit XPS si dhe fabrikën e prodhimit të rrjetave fasaduese.

    “Euro Fisi Group” fton gjithë diasporën shqiptare në Gjermani të gjejnë kohë dhe të vizitojnë panairin dhe kompaninë, në mënyrë që të shohin nga afër produktet dhe cilësinë e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark