Klubi i hendbollit Istogu, nënkampion i Kosovës, ka plane afatgjate.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Faruk Shala, punojnë me përkushtim dhe me objektiva të qarta, të ndërtojnë një ekip të fuqishme edhe për Evropë.
Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me IMMO SWISS, sponsor ri i KHF Istogut.
Lajmi konfirmohet nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale
Njoftimi i KHF Istogu në Facebook
IMMO SWISS sponzor ri i KHF Istogut
ISTOGU me sponzor të ri, kompania kosovare-zvicrrane IMMO SWISS më pronare znj.Zojë Kadaj Hysenaj ka nënshkruar kontratë një vjeçare sponzorizuese më KHF Istogun, më mundësi vazhdimi.
Është kjo marrëveshja e dytë sponzorizuese brenda tri ditëve me biznese prestigjioze më qëllim ngritjën e kapaciteteve të klubit dhe avancimin e sportit të hendbollit.
Qyteti i Istogut dhe qytetarët e tij janë mishëruar me hendbollistet e KHF Istogut dhe janë duke i dhënë përkrahje të fuqishme këto ditë në të gjitha aspektet çoftë financiare, infrastrukturore, morale etj.
KHF Istogu falenderon bashkëpuntorin tonë të ri IMMO SWISS dhe pronarën znj.Zojë Kadaj Hysenaj për mbështetje, urojmë të kemi rrugëtim të gjatë e të suksesshëm së bashku.
Për arsye procedurale ditët në vijim do të bëhën publike kontrata tjera sponzorizuese.
Ju faleminderit nga zemra!