Bizneset italiane gjatë muajit të kaluar tërhoqën më shumë se 20 miliardë euro nga depozitat e tyre njëditore, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore Evropiane.
Sipas Bloomberg, arsyet mund të jenë të shumëfishta, duke filluar nga shqetësimet që taksat mund të rriten në faturat në rritje gjatë recesionit. Tërheqjet gjatë muajit janar ishin më të shumta, që nga të dhënat e Bankës Qendrore Evropiane 16 vjet më parë.
Italia ra në recesion në fund të vitit 2018, duke mbyllur një vit trazirash politike, me kosto më të larta të huamarrjes dhe tensionet fiskale që ndikuan në ekonomi.
Prodhimi i brendshëm u tkurr me 0.2 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018, pas një rënieje prej 0.1 për qind në tremujorin paraprak. Tkurrja në fund të vitit ishte më e madhe se sa pritej dhe do të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi qeverinë e koalicionit, e cila tashmë duket të jetë e dobët.
Një tkurrje ishte parashikuar, veçanërisht pasi kryeministri Giuseppe Conte, tha se ai priste rënien e Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2018.
Shifrat treguan se ekonomia e Eurozonës u rrit 0.2 për qind në fund të vitit 2018, duke krahasuar ritmin e tremujorit të mëparshëm, por më ngadalë se ritmi i parë në gjysmën e parë.