Kompanitë me çmim 203% më të lartë u shpallen fituese - Drejtori i Administratës në Prizren reagon ndaj aktakuzës që iu ngrit nga Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompanitë me çmim 203% më të lartë u shpallen fituese – Drejtori i Administratës në Prizren reagon ndaj aktakuzës që iu ngrit nga Prokuroria

    Insajderi
    23 May 2025 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    203% më lirë ishin ofertat e disa operatorëve që u shpërfillën nga Komuna e Prizrenit – për t’ia dhënë tenderin prej 550 mijë eurosh kompanive që manipuluan me çmime, dorëzuan dokumente të rrejshme dhe s’e kryen as punën.

    Lidhur me këtë Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër disa personave, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

    Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Edin Shehu ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij.

    Ai tha se padrejtësisht është përfshirë në të.

    Shehu pretendoi se është akuzuar për gjëra që nuk janë në kompetencën e përgjegjësinë e tij.

    “Nga mediat jam informuar për përfshirjen time në një aktakuzë, e cila fare nuk ka të bëj me mua si Drejtor i Administratës. Zyrtarisht aktakuza ende nuk është konfirmuar dhe besoj që nuk do të konfirmohet sepse padrejtësisht jam involvuar në të, për gjëra të cilat nuk janë në kompetencën dhe përgjegjësinë time. Dua të deklaroj publikisht shkurt dhe qartë se nuk kam asnjë lidhje apo përfshirje me këtë aktakuzë”, tha ai.

    Ai ka shprehur besimin se gjyqësori do të merr vendim meritor për këtë rast.

    “Besoj fuqishëm se në institucionet vendimmarrëse të drejtësisë ka njerëz profesionistë, të cilët gjykojnë drejtë dhe pa ndikime politike”, është shprehur Shehu.

    Kush janë të akuzuarit dhe çka thotë aktakuza për secilin?

    Në total, janë ngritur aktakuza për tetë persona – shtatë zyrtarë komunalë dhe një biznesmen.

    Dashnor Ndrecaj – pronar i kompanisë “ARCHI TIME SH.P.K.”
Akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, ai ka dorëzuar dokumentacion të rremë, me çmime jo normalisht të ulëta dhe spekuluese, me qëllim për ta fituar tenderin.
Nga 233 pozicione në kontratë, 74 nuk janë realizuar fare – një mashtrim i hapur që ka sjell dëm të madh për buxhetin publik.=

    Xh.D. – kryetar i komisionit vlerësues
Sipas Prokurorisë, ka rekomanduar lidhjen e kontratës me grupin e operatorëve që ofruan çmime më të larta dhe kishin dokumentacion të dyshimtë, duke shpërfillur pesë kompani tjera që ishin deri në 203% më të lira.

    Y.G. dhe 4. Q.K. – anëtarë të komisionit vlerësues
Akuzohen për bashkëkryerje me Xh.D., pasi kanë ndihmuar në marrjen e vendimit të jashtëligjshëm për ta shpërblyer grupin e kompanive që sollën çmime spekuluese dhe nuk i plotësuan kriteret. anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 euro, me grupin e operatorit të lartpërmendur, përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98

    S.V. – menaxher i kontratës
Akuzohet se nuk ka vepruar sipas detyrës, nuk ka kontrolluar zbatimin e kontratës, dhe nuk ka parandaluar dëmin, edhe pse ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e saj.

    L.S. – mbikëqyrëse e brendshme
E dyshuar se ka dështuar ta kryejë kontrollin e brendshëm të kontratës dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndaluar dëmin që po i shkaktohej Komunës.

    B.J. – mbikëqyrës i jashtëm i projektit
Po ashtu, akuzohet për mosveprim dhe neglizhencë, duke e lejuar realizimin e dobët të punimeve dhe duke mos i raportuar devijimet.

    Edin shehu– drejtor i administratës dhe mbikëqyrës i menaxherit të projektit
Akuzohet për ndikim të drejtpërdrejtë ndaj operatorëve ekonomikë që të manipulojnë me çmimet gjatë fazës së ofertimit. Sipas aktakuzës, ai ka luajtur rol aktiv në orkestrimin e gjithë kësaj skeme për të favorizuar operatorin fitues.

    Përfundimi?
Sipas Prokurorisë, të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar qëllimshëm, kanë shkelur ligjin e prokurimit dhe kanë mundësuar përfitim të paligjshëm për kompanitë fituese, duke i shkaktuar Komunës së Prizrenit dëm prej 412 mijë eurosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark